‘Hetimet dështuan’/ Meta: Nuk u gjet asnjë “provë” kundër meje

‘Hetimet dështuan’/ Meta: Nuk u gjet asnjë “provë” kundër meje

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se hetimet e kryera ndaj tij, në dy muaj s’kishin asnjë lidhje me të, por kishin të bënin me persona të tjerë. Në një intervistë për Syri.net, Meta tha se këto veprime përdoreshin për të justifikuar paraburgimin e tij. Ai ka shtuar se zgjatja e komunikimit të akuzave kishte të bënte me veprime proceduriale, të cilat kërkonin një kohë fizike të caktuar, si nga ana e tij edhe e avokatit. Meta tha se qëllimi i hetimeve ishte eleminimi politik i tij, rrëmbimi i Partisë të Lirisë, frikësimi i opozitarëve dhe qytetarëve me qëllim rrëmbimin e dhunshëm të mandatit të 4-ët të Edi Ramës, sipas tij. Gjithashtu Meta tha se Partia e Lirisë do merret seriozisht me të gjitha çështjet e...