Helmimi në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit

Helmimi në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon: Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm). Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Mostrat e marra në subjektin Kopshti...
Burimi: Gijotina.com