Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Helmimet gjatë verës, mjekët apel për kujdes me ushqimet dhe ujin
Mjeku gastroenterolog, Ergi Kafazi ka dhënë një apel të rëndësishëm për qytetarët në këtë sezon vere, duke theksuar rrezikun e shtuar nga problemet gastrointestinale, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në plazh. Sipas mjekut më tepër kujdes duhet të bëjnë fëmijët dhe të moshuarit të cilët janë edhe më të ndjeshëm. “Rreziku u helmimeve është gjithmonë i pranishëm, por kryesisht gjatë verës rreziku shtohet. Gastroenteritet mund të shfaqen në çdo moshë por në përgjithësi fëmijët dhe mosha e tretë janë më të predispozuar”, u shpreh Kafazi. Ai këshillon qytetarët që të jenë të kujdesshëm me ushqimet, të preferojnë produkte të freskëta...