Heidi dhe Drini drejt bashkëjetesës? Zbulohen detajet e romancës
Heidi Baci dhe Drini Zeqo janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas raportimeve për një romancë të mundshme mes tyre. Sipas burimeve mediatike, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 3” thuhet se kanë nisur një lidhje dashurie, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së publikut. Por, sipas të njëjtave raportime, marrëdhënia mes tyre mund të ketë hyrë në një fazë të re. Heidi dhe Drini thuhet se po mendojnë edhe për bashkëjetesën në Tiranë, një hap që do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm në raportin e tyre. Megjithatë, deri më tani, as Heidi Baci dhe as Drini Zeqo nuk kanë reaguar publikisht për këto pretendime. Kështu, si romanca e përfolur, ashtu edhe planet për bashkëjetesë mbeten të pakonfirmuara.
Burimi:
ntv.al