Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit australian, Glenn Robert Morrison
1 September, 2026 - 15:50 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë në Kroaci, me akreditim jorezident në Kosovë, Glenn Robert Morrison. Gjatë takimit, Haxhiu i uroi mirëseardhje ambasadorit Morrison dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Australisë ndaj Kosovës gjatë luftës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe përkrahjen e vazhdueshme në vitet pasuese. Në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Australisë, me fokus në ekonomi, investime, arsim, teknologji dhe siguri. Haxhiu theksoi se, pavarësisht distancës gjeografike, dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të mira, të cilat janë forcuar edhe nga komuniteti shqiptar në Australi. Ajo vlerësoi gjithashtu progresin e Kosovës në forcimin e...
Burimi:
kultplus.com