Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

Nga Mola Luku Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale, e cila shkrin 15 bashki ka shkaktuar debate jo vetëm mes aktorëve politikë por edhe mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bizneseve të cilët preken nga këto ndryshime. Më 30 korrik, dita e fundit e sesionit parlamentar, mazhoranca depozitoi ndryshimet ku nga 61 bashki numri u ul në 46. Por pa u bërë ende 24 orë nga depozitimi i propozimit, nisi oponenca qytetare, me protesta fillimisht në Divjakë, për tu shtrirë më pas edhe në Maliq, Klos, Përrenjas, Dimal e Poliçan, ku qytetarët kundërshtuan ndryshimet, me pretendimin se do të privoheshin shërbimet e kësisoj do të niste dhe fenomeni i migrimit brenda vendit. Debatet kaluan edhe tek mbledhjet e këshillave...