Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se përvjetorët e tillë rikujtojnë çmimin e lartë që Kosova pagoi për lirinë. “Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun”, shkroi Haradinaj në Facebook. Sipas tij, vrasja e Krasniqit la një zbrazëti të madhe. Megjithatë, ideali i tij për një ushtri të rregullt dhe institucionale u realizua. “Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së kolonelit”, shkroi Haradinaj. Kolonel Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë. Ai ishte...