Hapja e sezonit turistik në Vlorë, Policia devijon trafikun nga Lungomare

Hapja e sezonit turistik në Vlorë, Policia devijon trafikun nga Lungomare

Segmenti rrugor i Lungomares (nga rrethrrotullimi i Skelës deri te Rrapi) në Vlorë do të bllokohet nesër nga ora 08:30-10:30, pasi do të zhvillohet një aktivitet në kuadër të hapjes së sezonit turistik. Sipas Policisë së Shtetit, lëvizja do të devijohet në rrugët “Pelivan Leskaj” dhe “Ibrahim Avdullaj” (Unaza), si dhe në bulevardin “Ismail Qemali”. Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të përdorin rrugë alternative gjatë këtij orari dhe kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Burimi: Gijotina.com