Hapet konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa shpallet i hapur, dhe sikurse edicionet e kaluara, edhe këtë vit fton të gjithë poetët që të aplikojnë deri më 16 nëntor, kur edhe do të mbyllet konkursi. Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë një prej konkursve më të mëdha në trojet shqiptare, dhe këtë vit po e shënon edicionin e nëntë. Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, njëherit edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se poezitë duhet të jenë të papublikuara në asnjë format, ku përfshihen botimet fizike dhe ato online. “Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë një prej organizimeve që kërkon një angazhim dhe dinamikë deri në ceremoninë përmbyllëse, por në të njëjtën kohë është një mbrëmje që sjell shumë emocione, duke pas parasysh...
Burimi:
kultplus.com