Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani pritet nga kryeministri i Malajzisë

Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani pritet nga kryeministri i Malajzisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar “Perdana Putra” në Putrajaya të Malajzisë, transmeton Anadolu. Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Federatën e Malajzisë, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim. Për nder të Presidentes Osmani, Kryeministri Ibrahim do të organizojë një drekë zyrtare në rezidencën shtetërore Seri Perdana. Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malajzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës. Presidentja Osmani, në...
Burimi: Sot.com.al