Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile

Haki Çako u rrëmben bashkive tenderat e emergjencave civile

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) pritet të kthehet në një nga institucionet me fuqinë më të madhe ekonomike dhe tenderuese në vend. Një projektligj i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes e kalon kompetencën e tenderave për mbrojtjen civile tek AKMC, duke i hequr këto proccedura prokurimi nga bashkitë apo institucionet e tjera. Në ligjin ekzistues të vitit 2019, AKMC-ja kishte kryesisht një rol koordinues, teknik dhe monitorues. Kur ndodhnin fatkeqësi natyrore ose kur duheshin blerë mjete logjistike (si zjarrfikëse, pajisje shpëtimi apo ndërhyrjeje), tenderat zhvilloheshin në mënyrë të decentralizuar nga vetë ministritë e linjës (si ajo e Infrastrukturës, Shëndetësisë apo Mbrojtjes) dhe nga 61 bashkitë e vendit sipas territoreve të tyre. Projektligji i ri i propozuar përmbys tërësisht këtë skemë përmes ndryshimeve në Nenin...