Hakerët dërgojnë alarm të rremë për kërcënim bërthamor në aplikacionin e emergjencave të Ukrainës

Hakerët dërgojnë alarm të rremë për kërcënim bërthamor në aplikacionin e emergjencave të Ukrainës

Banorët e Kievit u paralajmëruan gjithashtu për sulm kimik dhe luftime rrugë më rrugë, në një mesazh të rremë të dërguar nga persona të panjohur Hakerë të panjohur kanë shënjestruar aplikacionin mobil mbarëkombëtar të Ukrainës për alarmet e emergjencave, duke u dërguar banorëve të Kievit një paralajmërim se rrezikoheshin nga një sulm i menjëhershëm bërthamor, shkruan The Guardian. Aplikacioni raportoi një mundësi të lartë të rrezatimit bërthamor të dielën vonë. Ai paralajmëroi gabimisht gjithashtu për një kërcënim kimik ndaj kryeqytetit ukrainas dhe për luftime rrugë më rrugë. Mesazhet ishin shkruar në anglisht, me gabime drejtshkrimore, si dhe në ukrainisht. Shumë banorë i injoruan alarmet, të cilat nisën pak para orës 23:00 sipas kohës lokale, duke supozuar se aplikacioni ishte komprometuar. Të tjerë u frikësuan. “Për...