Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hakerat iranianë sulmuan Bashkinë e Tiranës, Ristani: I 15-ti në 6 muaj, nuk ka humbje të të dhënave
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani. Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj nga hakerat iranianë, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, thekson se po kalohet drejt forcimit të mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertët...