Hajdutët vodhën tubat e gazit, zbulohet shkaku që i mori  jetën 3 shqiptarëve në Athinë

Hajdutët vodhën tubat e gazit, zbulohet shkaku që i mori jetën 3 shqiptarëve në Athinë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi tragjik në zonën e Plakës, në Greqi, ku gjashtë persona humbën jetën, mes tyre 3 shqiptarë. Pas një hetimi 34-ditor, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Zjarrvënies pranë Shërbimit Zjarrfikës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona, dy grekë dhe një shqiptar, të dyshuar si përgjegjës për ngjarjen. Sipas të dhënave të hetimit, disa orë përpara shpërthimit, tre të dyshuarit iu afruan ndërtesës me qëllim vjedhjen e materialeve prej bakri.  Dy prej tyre dyshohet se hynë brenda pallatit dhe u drejtuan drejt një shkalle të mbyllur, ku ndodheshin instalimet e gazit natyror. Gjatë përpjekjes për të shkëputur tubacionet, ata dyshohet se prenë një prej tubave të furnizimit, duke shkaktuar rrjedhje gazi. Gazi natyror u përhap gradualisht në...