Guvernatori Sejko takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Shqipëria ecuri pozitive në rritjen dhe stabilitetin ekonomik! Progres dhe me standardet e BE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot (9 shtator) në takim një delegacion të Bankës Botërore (BB), të përbërë nga Massimiliano Paolucci, Përfaqësues i Zyrës së BB-së në Shqipëri, Emilia Skrok, Menaxhere për Politikat Fiskale dhe Rritjen Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, vendet e BE-së, Moldavinë dhe Ukrainën dhe Angella Montfaucon, Ekonomiste e Lartë për Shqipërinë. Guvernatori Sejko i përcolli përfaqësuesve të BB-së një falënderim të veçantë për asistencën teknike të ofruar ndër vite nga Banka Botërore për Bankën e Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar. “Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike dhe financiare të vendit, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka vijuar të shfaqë një ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja ekonomike, përmirësimi i treguesve...
Burimi:
javanews.al