Notat e Shqipërisë! Super Asllani kur vuan kamerën, Muçi i dënuar, çfarë po ndodh me kapitenin?

Notat e Shqipërisë! Super Asllani kur vuan kamerën, Muçi i dënuar, çfarë po ndodh me kapitenin?

Shqipëria fitoi kundër Finlandës në shifrat 2-0, në një ndeshje ku Muçi dhe Manaj vendosën fatin e takimit. Më poshtë po japim vlerësimet që ne kemi bërë për disa prej lojtarëve të Shqipërisë: Asllani (7.5): “Asllani është si Hysaj, duhet të jetë pa klub që të luajë mirë te Shqipëria. Me gjithë respektin dhe atë që tregohet, por Al Jazira nuk njihet për ekip futbolli dhe për më tepër, as aty nuk luan 90 minuta. Por që ky Asllani është më i mirë sesa ai i Interit, çuditërisht është e vërtetë. Dy gola thuajse të sigurt evitoi portieri i Finlandës prej tij, ndërsa në të kaluarën topi dilte shpesh nga stadiumi. Më shumë saktësi dhe vëmendje, Shqipëria është shansi i vetëm që Asllani të luajë...