Zgjedhjet lokale, Berisha fton partitë opozitare për një front të përbashkët: Pro listave të hapura

Zgjedhjet lokale, Berisha fton partitë opozitare për një front të përbashkët: Pro listave të hapura

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës për mënyrën se si po zhvillohet procesi i Reformës Zgjedhore. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, ai akuzoi Damian Gjiknurin se po përpiqet të përcaktojë në mënyrë të njëanshme agjendën e komisionit bipartizan, duke shkelur, sipas tij, vendimin e Parlamentit. Berisha theksoi se komisioni është ngritur mbi parimin e konsensusit, ku asnjëra palë nuk mund të marrë vendime pa miratimin e tjetrës. “Përcaktimi i njëanshëm i agjendës është i paligjshëm dhe bie në kundërshtim me vendimin e Parlamentit. Por gangsterë dhe individë të inkriminuar nuk kanë asnjë parim dhe ne jemi të qartë për këtë”, deklaroi Berisha. Një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së Berishës ishte bashkimi i opozitës rreth reformës zgjedhore. Ai ftoi...