Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?
Gjermania ka pasur 12 presidentë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe të gjithë kanë qenë burra. Por tani, për herë të parë, Republika Federale e Gjermanisë është pranë zgjedhjes së një gruaje në krye të shtetit. Kandidatja kryesore për këtë post, Ilse Aigner, është një figurë e veçantë në shumë aspekte. “Pa diplomë juridike. Pa martesë. Pa penis”. Kështu e përshkroi këtë javë gazeta e majtë gjermane Taz, në një vlerësim ironik, por domethënës të ndryshimit historik që përfaqëson 61-vjeçarja nga Bavaria. Kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz e propozoi Aigner këtë javë si kandidaten e tij për presidente, pas muajsh spekulimesh, duke deklaruar se “kishte ardhur koha” që një grua të merrte këtë detyrë. Nëse zgjidhet në janar, Aigner do të pasojë Frank-Walter...
Burimi:
javanews.al