Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka deklaruar se kërcënimet e rreme për bomba që kanë prekur ditët e fundit disa vende evropiane janë të koordinuara dhe mund të kenë lidhje me ndërhyrje të huaja. Në një intervistë për televizionin LCI, Nunez tha se dyshimet përfshijnë edhe mundësinë e përfshirjes së Rusisë apo shteteve të tjera që synojnë destabilizimin e vendeve evropiane. “Për paralajmërimet për bomba në aviacionin civil, ne gjithashtu konsiderojmë se ekziston një mundësi e ndërhyrjes së huaj, shumë qartë“, u shpreh ministri francez. Ai shtoi se pas këtyre incidenteve mund të qëndrojnë “Rusia dhe vende të tjera që ndoshta duan të na destabilizojnë dhe po organizojnë fushata”. Shqetësimet janë shtuar pas një serie kërcënimesh që kanë përfshirë shkolla dhe aeroporte në...