Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme
Projektligji për strehimin social të përballueshëm është shoqëruar me debate në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Deputetët e opozitës, Klodiana Capja dhe Redi Muçi, kundërshtuan nismën e qeverisë, duke e cilësuar propagandë dhe duke ngritur shqetësimin për çmimet e larta të banesave, të cilat e kanë bërë të papërballueshme blerjen e një apartamenti për të rinjtë dhe familjet me të ardhura mesatare. Gjatë raportimit të ministres Delina Ibrahimaj, deputetja Capja deklaroi se qeveria është kujtuar për politikat sociale në prag të vitit elektoral, ndërsa kritikoi zbatimin e programeve të mëparshme të strehimit. “Në prag të vitit elektoral qeveria kujtohet për politika sociale. Çdo i ri në shesh që proteston nuk ka asnjë mundësi të blejë një banesë. E gjithë kjo më...
Burimi:
kohajone.com