Guimaraes: E mrekullueshme të shënosh një gol kaq të rëndësishëm në debutimin tim në shtëpi
12 Tetor 2026 10:15 Telesport Bruno Guimarães pati një ndikim të madh në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Arsenal në stadiumin “Emirates”. Braziliani shënoi një gol vendimtar që siguroi tri pikë të çmuara, duke shuar dyshimet që ishin krijuar pas paraqitjes zhgënjyese të ekipit kundër Brighton. Mesfushori brazilian nuk e fshehu emocionin për golin e tij të parë në shtëpi, duke theksuar ndryshimin në mentalitetin e ekipit: “Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Në ndeshjen e fundit kundër Brighton, ishim shumë larg nivelit që kërkon kjo fanellë. Ishte ndeshja ime e parë zyrtare në shtëpi”. “Të shënoja një gol kaq të rëndësishëm dhe të siguroja tri pikë jetike më bën jashtëzakonisht të lumtur. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të jap...
Burimi:
telesport.al