No Image Available

GUERILASIT I BENE PESHQESH QEVERISE/ ZOGAJ: DHUNA NUK SJELL GJE, I SHERBEN PUSHTETIT

Ecuria e protestave qytetare dhe përshkallëzimi i tensioneve në Tiranë ishin në qendër të analizës së analistit Preç Zogaj Gjatë diskutimit me temë “Rikthehen studentët, zjarr e arreste në Tiranë”, Zogaj u ndal te fuqia e protestave pa një drejtues të përcaktuar politikisht dhe te ndikimi që aktet e dhunës mund të kenë mbi kauzën e protestuesve. Sipas tij, suksesi i këtyre lëvizjeve nuk përcaktohet nga përplasjet fizike apo veprimet e grupeve të vogla, por nga aftësia për të mobilizuar një numër sa më të madh qytetarësh. Ai argumentoi se pjesëmarrja masive përbën presionin kryesor mbi qeverinë, ndërsa dhuna rrezikon të zhvendosë vëmendjen nga kërkesat që kanë nxitur protestën. “Sekreti i suksesit të tyre është pjesëmarrja, nuk ka tjetër”, u shpreh Zogaj, duke iu referuar...