Grupi “Scorpions” rikthehet pas 24 vitesh në Shqipëri, koncert në shtator

Grupi “Scorpions” rikthehet pas 24 vitesh në Shqipëri, koncert në shtator

Grupi legjendar “Scorpions” do të rikthehet në Shqipëri me një koncert. Ata kanë nisur turin botëror “Coming Home”, ku është planifikuar të jenë Tiranë për koncertin e radhës që do të mbahet në datën14 shtator në sheshin “Skënderbej”. “Scorpions” kanë kënduar për herë të parë në Tiranë në vitin 2001 në një koncert në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kënga e tyre “Wind of change” është himni i ditëve që sollën ndryshimin e sistemeve në Shqipëri. Organizuar nga Redcloud, organizatori i koncerteve dhe festivaleve në Shqipëri, ky koncert i grupit “Scorpions” pritet që të mbledhë mijëra fansa nga çdo cep i vendit...
Burimi: Sot.com.al