Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grupi i Partive Popullore Europiane miraton rezolutë për “Integritetin zgjedhor në Shqipëri”
👁8239
Rezoluta, e titulluar “Integriteti zgjedhor në Shqipëri”, u propozua nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe u bazua në raportet e OSBE/ODIHR, Transparency International, World Justice Project dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Dokumenti thekson një sërë shqetësimesh të rënda që lidhen me manipulimin zgjedhor, presionin mbi opozitën, dhe përdorimin e shtetit për interesa partiake. EPP denoncon përdorimin e fondeve publike, punësimeve dhe emërimeve në administratë për qëllime elektorale, në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të KQZ-së. Rasti i emërimit të kryebashkiakut të përkohshëm të Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, pa procedura ligjore, është cilësuar si shkelje flagrante e autonomisë...