Grupet kriminale lajnë hesapet 100 metra larg policisë – Vritet Artan Myrtaj, plagoset kalimtari
Elton Qyno Është vrarë 100 metra larg komisariatit të Sarandës, Artan Myrtaj, i riu që shikoni në foto. 44-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë, kur dy persona me motor dhe skafandra në kokë kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima i sotëm i shtohet listës së personave të vrarë në qytetin e Sarandës gjatë kësaj vere. Sipas gazetarit Elton Qyno, Artan Myrtaj, në vitin 2025 ishte arrestuar nga policia dhe prokuroria për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të stadiumit, ku mbetën të plagosur rëndë dy shtetasit, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të dy nga Kamza. Lama dhe Gëzim Hajdaraj janë miqtë e Ervis Lamit nga...
Burimi:
syri.net