Greqia ul çmimet e ushqimeve, Berisha: Rama tejkalon qëndrimet më çnjerëzore, u ofron shqiptarëve pasqyrën

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Berisha: Rama tejkalon qëndrimet më çnjerëzore, u ofron shqiptarëve pasqyrën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se krizës së thellë politike në vend i është shtuar edhe ajo ekonomike, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk po ndërmerr masa përballë rritjes së çmimeve. Berisha solli si shembull masat e ndërmarra së fundmi në Greqi, ku qeveria ka vendosur uljen me 5 deri në 30 për qind të çmimeve për rreth 1,600 artikuj. Në këtë kategori përfshihen ushqimet bazë, artikujt shkollorë dhe produkte të tjera me përdorim të gjerë nga konsumatorët. Në Shqipëri, sipas Berishës, panorama është krejt tjetër. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për indiferencë ndaj rritjes së çmimeve, ndërsa ironizoi se kreu i qeverisë “jeton në kullën e fildishtë të pushtetit”. “Ndërkohë çmimet në Shqipëri sipas statistikave të fundit, çmimet e...