Greqia me paketë masash ekonomike! Pensionistët do marrin 400 euro shtesë çdo vit! Paga minimale 1000 euro!
Një paketë e re masash ekonomike pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për pensionistët, punonjësit e sektorit publik dhe privat në Greqi. Sipas njoftimeve të qeverisë, pensionistët do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 400 eurosh çdo nëntor, ndërsa paralajmërohen rritje të pagave dhe përfitime të tjera në vitet e ardhshme, raporton Protothema. Pagesa prej 400 eurosh do të nisë në nëntor të vitit 2026 dhe do të jepet në mënyrë të përhershme çdo vit. Numri i përfituesve pritet të rritet nga 1.87 milionë në rreth 2.2 milionë, pasi do të hiqen kriteret e të ardhurave dhe pasurisë. Kushti kryesor do të jetë që pensionisti të ketë mbushur 65 vjeç. Masa do të shtrihet edhe te personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e...
Burimi:
syri.net