Greqi/ Zjarr i madh përfshin një zonë bujqësore të Messinis

Greqi/ Zjarr i madh përfshin një zonë bujqësore të Messinis

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasditen e sotme në Greqi në një zonë bujqësore në Harakopio të Messinisë, duke vënë në alarm autoritetet lokale dhe Departamentin e Zjarrfikësve. Sipas burimeve zyrtare, forcat zjarrfikëse reaguan me shpejtësi dhe nisën një operacion të koordinuar nga toka dhe ajri për të përballuar flakët, të cilat përhapeshin me shpejtësi për shkak të bimësisë së thatë dhe erërave të lehta në zonë. Sipas burimeve, deri në orët e mbrëmjes nuk është raportuar për viktima dhe dëme materiale. Autoritetet janë duke monitoruar situatën nga afër dhe kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë larg zonës së zjarrit....
Burimi: Syri.net