Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqi/ I mituri plagoset rëndë në Lefkada pasi ra nga një zonë shkëmbore
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lefkada të Greqisë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në një zonë shkëmbore. Sipas informacioneve paraprake, i mituri u transportua me urgjencë nga një mjet lundrues i Bashkisë, i shoqëruar nga mjek, drejt portit të Perigialit në Nidri. Prej andej, ai u dërgua me autoambulancë të shërbimit të urgjencës EKAB drejt Spitalit në qytetin e Lefkasit. Deri në këto momente, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.