Greqi/ Dy makinat përplasin në të njëjtën kohë motoçikletën, humb jetën një grua

Greqi/ Dy makinat përplasin në të njëjtën kohë motoçikletën, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Anavyssos, në jug të Atikës. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orën 8 të mbrëmjes (me atë lokale), kur dy makina njëkohësisht u përplasën me një motoçikletë, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Viktima ishte pasagjere në motoçikletë dhe, siç konfirmon policia, ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet ekspertiza e qarkullimit rrugor për të përcaktuar përgjegjësitë. Syri.net-iefimerida
Burimi: Syri.net