Grabitjet në muzetë evropianë rihapin debatin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Një valë vjedhjesh në muzetë evropianë po i shtyn institucionet kulturore të rishikojnë mënyrën e ekspozimit të objekteve të tyre më të çmuara, duke shqyrtuar përdorimin e kopjeve dhe forcimin e masave të sigurisë. Ndër rastet më të bujshme është grabitja në Luvër, në Paris, ku hajdutët vodhën bizhuteritë e kurorës franceze. Ngjarje të tjera janë regjistruar në Muzeun e Villenës në Spanjë, prej nga u vodhën objekte të lashta ari, si dhe në Muzeun Renoir në Francë, ku u morën katër piktura. Sipas Europol-it, grabitjet në muze janë rritur ndjeshëm që prej viteve 2022–2023. Kjo situatë po ndikon edhe në përvojën e vizitorëve, pasi disa institucione kanë vendosur t’i tërheqin përkohësisht veprat më të rrezikuara nga ekspozimi, ndërsa të tjera po shqyrtojnë zëvendësimin e...
Burimi:
kultplus.com