Grabitën 18 banesa në Francë, dënohen katër shqiptarët me nga 3 vite burg! U ndalohet përgjithmonë hyrja në vend
FOTO ILUSTRUESE FRANCË- Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh në banesa në rajonin Haut-Rhin dhe në disa departamente fqinje. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Colmarit pas një hetimi disa- mujor të autoriteteve franceze, të cilat zbuluan përfshirjen e grupit në 18 raste kriminale. Sipas mediave franceze katër të pandehurit, rreth 30 vjeç, vepronin në mënyrë të organizuar duke hyrë me forcë në banesa dhe duke marrë bizhuteri, ora, para dhe pajisje elektronike. Hetuesit ndoqën për javë të tëra lëvizjet e tyre duke analizuar të dhënat telefonike, dëshmitë dhe lëvizjet e një automjeti Audi që dyshohet se përdorej nga grupi. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 6 nënto në...
Burimi:
zeri.ai