Protestuesit ndalen para Komisariatit nr. 2, thirrje kundër policisë: Polici e krimit (VIDEO)

Protestuesit ndalen para Komisariatit nr. 2, thirrje kundër policisë: Polici e krimit (VIDEO)

FOTO TIRANË- Marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka vijuar edhe në zonën e '21 Dhjetorit' ku ata janë ndalur përpara Komisariatit nr. 2 të Policisë. Gjatë kalimit pranë godinës së komisariatit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjen 'Polici e krimit' duke drejtuar kështu mesazhin e tyre ndaj uniformave blu. Marshimi është pjesë e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar lëvizjen në disa prej akseve të kryeqytetit./ZËRI