Përshkallëzohet protesta, goditet me shtyllë hekuri dera e Kryesisë së Kuvendit! Policia shoqëron disa protestues (VIDEO)

Përshkallëzohet protesta, goditet me shtyllë hekuri dera e Kryesisë së Kuvendit! Policia shoqëron disa protestues (VIDEO)

foto TIRANË- Tensionet gjatë protestës para Kryeministrisë janë zhvendosur edhe në drejtim të godinës së Kryesisë së Kuvendit ku dy protestues janë shkëputur nga turma dhe kanë goditur derën e institucionit me një shtyllë hekuri. Pas incidentit efektivët e policisë kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë vendosur një kordon sigurie përpara godinës, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. Përveç goditjes me shtyllë hekuri mesohet se në drejtim të godinës janë hedhur edhe gurë. Policia ka reaguar duke shoqëruar disa prej protestuesve./ZËRI