Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Gostia e madhe/ Qeveria miraton privatizimin e bregdetit tek Strategjikët e resorteve
👁9920
Në kulmin e fushatës elektorale, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, i cili i hap rrugën privatizimit të bregdetit tek ndërtuesit e resorteve. Vendimi ndryshon rregullat se si privatizohet prona shtetërore duke u dhënë te drejtë atyre që kanë përfituar kontrata me qira 1 euro, të privatizojnë truallin me çmime reference. “Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin për përfshirjen në procedurë privatizimi të pronës shtetërore, objekt kontrate të dhënë me qira me tarifë 1 euro/kontrata, me sipërfaqe mbi 500 (pesëqind) m2, përpara përfundimit të kontratës së qirasë. Kur në pronën shtetërore të dhënë me qira 1 euro, subjekti ka investuar...