Gonxhja: “Unseen” dhe “Boléro”, muzika e Ravelit vjen në skenën e TKOB

Gonxhja: “Unseen” dhe “Boléro”, muzika e Ravelit vjen në skenën e TKOB

Muzika e Maurice Ravelit dhe gjuha bashkëkohore e kërcimit do të bashkohen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes dy veprave “Unseen” dhe “Boléro”, të koreografit Andonis Foniadakis, në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar te Kërcimit në Tiranë (IDFT). Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau momente nga shfaqja, duke e cilësuar atë një përvojë artistike që sjell dy dimensione të ndryshme të muzikës së Ravelit, nga atmosfera intime dhe reflektuese te energjia e fuqishme e “Boléro”. “Unseen” përcjell një udhëtim përmes vetmisë, reflektimit dhe ndjesive të thella, ndërsa “Boléro” ndërton gradualisht një ritëm dhe energji që kulmojnë në një finalizim të fuqishëm skenik. Përmes koreografisë, dy veprat krijojnë një dialog mes muzikës dhe lëvizjes, duke sjellë...