Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Golem/ Lirohen dy zona plazhi të zëna pa leje, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë
👁8355
Policia e Kavajës ka zhvilluar një aksion në vijën bregdetare të Golemit për lirimin e hapësirave publike. Dy zona plazhi që ishin zënë pa leje janë çliruar nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë të paligjshme. Janë sekuestruar 190 komplete plazhi dhe një shtetase është proceduar penalisht. Aksioni është pjesë e planit “Plazhi i lirë” dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror. Kavajë: Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen 2 hapësira në...