“Gogu më kërcënoi me porosi të Ramës”, avokati i Veliajt: Kryeministri duhet të hetojë ministrin e tij
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli edhe mbi pretendimet e Veliaj se ministri i Drejtësisë Toni Gogu e ka takuar në ambinetet e paraburgimit dhe e ka kërcënuar me porosi të kryeministrit Edi Rama. Ndreca u shpreh se Veliaj ka thënë të vërtetën dhe se pretendimet e tij duhet të hetohen nga institucionet përgjegjëse. Sipas avokatit, kryeministri nuk duhet të mbajë anë në këtë përplasje, por të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndreca ngriti gjithashtu shqetësimin për mospranimin e kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili, sipas tij, do të mundësonte shqyrtimin e dokumenteve sekrete dhe sqarimin e rrethanave të çështjes. “Rama nuk duhet të...
Burimi:
gijotina.com