Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Goditja e Troplinëve/ Peka: Rama i përdori bandat për zgjedhje, tani bën spektakël arrestimesh ‘me peshqit e vegjël’
👁8066
Avenir Peka, kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për bashkëpunim me grupet kriminale gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, Peka tha se operacionet e fundit të ndjekjes penale nuk përfaqësojnë një goditje reale ndaj bandave të krimit, por përkundrazi, përforcojnë dyshimet për një marrëveshje të heshtur mes qeverisë dhe këtyre strukturave. Ai e cilëson situatën si një “sekret të hapur”, duke nënvizuar se arrestimet e bëra pas zgjedhjeve ishin të njohura paraprakisht, jo vetëm për opozitën,...