Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezër

Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezër

Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mjeti prerës është sekuestruar si provë materiale. Ndërkohë, një ngjarje...