Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli pyet vëllain e saj: A është ankuar motra jote për mua?
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt. Seancat e radhës në këtë rast gjyqësor janë caktuar për 22 shtator, 6 dhe 10 tetor. Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë e fëmijëve të Liridonës për natën e vrasjes. Në seancën, i dyshuari Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin. Murseli: E kam një pyetje për Leonardin, për 12 vjet martesë a është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo raportin tonë?...