Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit!
👁14155
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të sigurojnë jetën e Dashnor Dumanit. Masa shtrënguese kërkohet pasi Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës. 40 vjeçari ishte në kërkim prej një viti pas masave të vendosura në mungesë për vrasje, vjedhje...