Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit

Kosova E Mërkurë, 6 Gusht 2025 16:22 Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimi vlen edhe për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.