Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Vendosim ne për mandatin e Vullnet Sinaj
👁8318
Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për të mos dërguar në këtë institucion mocionin që lidhej me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj. Në vendimin e shpallur, Kushtetuesja thekson se ka kompetencë ekskluzive për të shqyrtuar rastet që lidhen me përputhshmërinë e mandateve parlamentare me Kushtetutën, duke rrëzuar kështu qëndrimin e shumicës në Kuvend. Vendimi vjen si rezultat i padisë së paraqitur nga 14 deputetë të opozitës, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Gjykatës për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes saj dhe Kuvendit, si dhe për shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit Sinaj....