Gjykata federale bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane 2027, aplikimet mbeten të pezulluara
Rihapja e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është bllokuar sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar përkohësisht zbatimin e vendimit të një gjykate më të ulët, e cila kishte urdhëruar administratën amerikane të hapte regjistrimet për programin e vizave të diversitetit. Vendimi, i marrë më 29 tetor, i jep mundësi administratës Trump të vijojë pezullimin e programit, ndërkohë që shqyrtohet ankimi i paraqitur ndaj vendimit të mëparshëm. Megjithatë, Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e programit dhe as nuk ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos hapur regjistrimet. Në arsyetimin e saj, gjykata vlerësoi se paditësi, studioja ligjore e imigracionit Red Eagle Law, nuk...
Burimi:
syri.net