Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjykata Evropiane rrëzon paktin Rama – Meloni për emigrantët/ Kepi: Një model politik i kontestuar që nga nëntori 2023
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg shënoi një kthesë të rëndësishme në debatin për paktin Italo-Shqiptar të firmosur më 6 nëntor 2023. Në një intervistë për Syri TV, gazetarja Alba Kepi, theksoi se ky vendim pritej që prej datës 25 shkurt 2025, kur çështja iu referua gjykatës pas kundërshtimit të Gjykatës së Lartë Italiane. Sipas saj, pakti cënon normat e së drejtës evropiane dhe u miratua pa konsultim institucional e transparencë publike. Edhe pse Shqipëria nuk është zyrtarisht subjekt i vendimit, fakti që marrëveshja përfshin territor shqiptar e bën këtë vendim me pasoja të drejtpërdrejta politike dhe ligjore...