Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ajola Xoxa dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Ato kërkonin heqjen nga sekuestro të vilës në Qerret. Kujtojmë se Ajola Xoxa, është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme, thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale. /tvklan.al