Gjykata e Lartë lë në fuqi shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin, Elton Qyno

Gjykata e Lartë lë në fuqi shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin, Elton Qyno

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit të masë së sigurisë ‘Detyrimi paraqitje’ ndaj gazetarit, Elton Qyno. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin. Gjyqtarërt la në fuqi vendimin e 14 Janarit 2025 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Vendimi i Apelit argumentoi se gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij të gazetarit dhe për më tepër shtoi se për Qynon mungonte dhe dyshimi i arsyeshëm, kriter ky që krijon bindjen për vendosjen e një...