Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë vendosi më 17 nëntor 2026 të lërë në fuqi dënimin me 12 vite burgim ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga pala mbrojtëse. Me këtë vendim, dënimi i dhënë më herët nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm merr formë të prerë dhe bëhet i ekzekutueshëm. Në dispozitivin e saj, Gjykata e Lartë urdhëroi “lënien në fuqi të vendimit nr. 2112 (30-2025-7758), datë 30.09.2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”. Ky vendim i Apelit, i marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, kishte ndryshuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (të shkurtit 2022). Konkretisht, nëpërmjet aplikimit të nenit 55 të Kodit Penal për bashkimin...