VIDEO/ Gjoni: Rama po bllokon reformën zgjedhore, PD kërkon lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se po zvarrisin reformën zgjedhore, pasi nuk u intereson miratimi i ndryshimeve që do të garantonin një garë të barabartë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. I ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’, me moderatorin Edvin Parruca, Gjoni deklaroi se Partia Demokratike është e hapur të mbështesë kërkesat e protestuesve, studentëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe në Kushtetutë, me synimin për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, këto zgjedhje duhet të zhvillohen mbi bazën e një qeverie teknike, e cila do të garantonte standardet europiane dhe një proces të lirë e të ndershëm. ‘Partia Demokratike është...
Burimi:
syri.net